Njihuni me Botën e Teknologjisë me MindHub

Workshop

Kur vendosni të regjistroheni për më shumë se 2 javë, ju lutemi kërkoni një KOD PROMOCIONAL të veçantë për zbritje në qendrën që vizitoni. Në seksionin “Kontaktet” mund të gjeni numrin përkatës të telefonit dhe adresën e emailit të qendrës suaj.
 

Data 06/29/2026 (E hënë)
Kohëzgjatja - Moduli 1 9:30AM - 4:30PM CST
Sallë MindHub - Square 21 Tirana
Çmimi 160.00 EUR
Regjistrohu
Data 06/29/2026 (E hënë)
Kohëzgjatja - Moduli 1 9:30AM - 1:00PM CST
Sallë MindHub - Square 21 Tirana
Çmimi 85.00 EUR
Regjistrohu

Gjatë kësaj jave, fëmijët do të njihen me botën e programimit me blloqe kodi në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të krijojnë lojërat dhe animacionet e tyre interaktive duke përdorur një sërë mjedisesh programimi. Programuesit e vegjël do të kuptojnë lehtësisht disa nga konceptet bazë të programimit dhe do të jenë në gjendje t’i zbatojnë ato në praktikë, duke krijuar projektet e tyre. Pas përvetësimit të bazave, fëmijët do të fitojnë njohuri që do t’u vlejnë në të gjitha fushat e jetës dhe në të ardhmen digjitale.
 

Regjistrohu

Gjatë kampeve verore javore, fëmijët do të:

* Mësojnë bazat e programimit duke përdorur një sërë mjedisesh të ndryshme
* Zhvillojnë të menduarit logjik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve
* Krijojnë lojëra unike të ideuara prej tyre

Në orët e pasdites gjatë kësaj jave, fëmijët do të zhytën në botën e teknologjisë që na rrethon. Do të mësojmë shumë fakte interesante dhe të dobishme rreth teknologjive që janë pjesë e jetës sonë të përditshme.
 

Dhurojuni fëmijëve tuaj një eksperiencë të paharrueshme programimi gjatë verës!

Workshop-et tona verore të programimit përfshijnë:

Përdorimin e platformave më të njohura për të mësuar fëmijët programim, krijimin e lojërave dhe botëve virtuale, si dhe aktivitete që zhvillojnë të menduarin logjik, punën në ekip dhe aftësitë komunikuese të tyre.

Të gjithë fëmijët që marrin pjesë në workshop-et verore do të marrin një dhuratë të veçantë nga ekipi ynë.

Mentorët